Zhbogar: Miratimi i MSA-së nga KE, hap i rëndësishëm për Kosovën

Zhbogar: Miratimi i MSA-së nga KE, hap i rëndësishëm për Kosovën

Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar pas miratimit të propozimit për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian tha se ky është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE.

Ai pas miratimit të propozimit dha këtë deklaratë për media:

”Miratimi i sotëm nga Komisioni Evropian shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Tani mbetet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të pajtohen para se marrëveshja të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fillim vitin 2016.

Kur të hyjë në fuqi, MSA-ja do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Një marrëveshje e tillë e fuqishme do të forcojë pozicionin e Kosovës në rrjedhat e përgjithshme të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është marrëveshje gjithëpërfshirëse që mbulon bashkëpunimin në një spektër të gjerë sektorësh si drejtësia, tregtia, arsimi, punësimi, energjia, mjedisi dhe një varg politikash në fusha të tjera”. /Telegrafi/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*