Soren Jessen Petersen,lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit.

Soren Jessen Petersen,lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit.

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lirë se lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit.

Ai tha se Kosova ka nevojë për “një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë”, meqë siç tha “liderët e sotëm nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet”.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Soren Jessen Petersen, tha se Kosova vazhdon të përballet me të njëjtat probleme sikur edhe shumë vite më parë: me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndërlidhur me këtë edhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

Ai tha se BE-ja duhet të jetë më e qartë ndaj Serbisë duke ia bërë me dije se nëse ajo do “që të ecë drejt integrimeve evropiane duhet të ndalojë destabilizimin e Kosovës, posaçërisht përmes ndalimit të veprimeve në veri”.

Jessen Petersen ka qenë Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ndërmjet viteve 2004 dhe 2006, në kohën kur kanë filluar edhe bisedat në Vjenë për statusin politik të Kosovës, me ndërmjetësimin e Presidentit Ahtisaari.transmeton/telegraf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*