Shqipëria mund të fitojë 3 pikët në tavolinë, rregullorja e UEFA- s dënon racizmin dhe dhunën

Shqipëria mund të fitojë 3 pikët në tavolinë, rregullorja e UEFA- s dënon racizmin dhe dhunën

Shqipëria duhet të fitojë pikët e ndeshjesh me Serbinë në tavolinë me rezultatin 3-0.

Kjo sipas Nenit 14 të Rregullores së Disiplinës së UEFA-s.

Pika 5 e këtij Neni thotë shprehimisht që “nëse ndeshja pezullohet nga arbitri edhe për shkak edhe të sjelljes diskriminiminuese rracore, që është pikërisht rasti i Serbi – Shqipëri, ndeshja do të deklarohet aforfe”.

Sipas rrethanave dhe ngjarjeve që përfshinë këtë ndeshje, thuajse të gjitha pikat e tjera të këtij neni ndëshkojnë skuadrën dhe Federatën Serbe të Futbollit.

Të paktën 10 ndeshje pezullim rrezikojnë lojtarët që kanë shfaqur sjellje fyese për shkak të origjinës etnike.

Dhe ky është rasti i futbollistëve serbë që tentuat të dëmtojnë flamurin shqiptar.

Nga 3 në 5 ndeshje do të pezullohen ata që sulmojnë futbollistët kundërshtarë.

Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës së UEFA –s do të duhet të vendosë brenda 7 ditësh.

Gjatë kësaj kohe, Shqipëria dhe Serbia mund të paraqesin fakte dhe pretendimet e tyre.

Duke qënë se skenat e djeshme kundër Shqipërisë nuk janë të parat, Kombëtarja serbe rrezikon të zhvillojë më shumë se një ndeshje pa tifozë dhe sanksion me gjobë nga UEFA.

Edhe djegia e flamurit të NATO-s nga tifozët serbë në shkallët e satdiumit, si një mesazh politik do të ndëshkohet nga pika 7 e këtij neni.

Neni 15 dhe 16 gjithashtu në pothuajse të gjitha pikat e tyre pritet të dënojnë Federatën Serbe të Futbollit për shkak të pushtimit të fushës nga tifozët, hedhjen e sendeve, hedhjen e fishekzjarreve, përdorimin e veprimeve fjalëve ofenduese dhe provokuese ndaj kundërshtarit.

Në stadiumin “Partizani” të Beogradit afro 32 mijë tifozë kanë kënduar këngët e famëkeqëve cetnike si dhe gjatë gjithë minutave 3 të luajtura kanë thirrur për vdekje të shqiptarëve.

Do të ndëshkohet sigurisht edhe mosrespektimi i Himnit shqiptar si dhe mungesa e rregullit brenda dhe rrotull stadiumit.

Ndëshkime të rënda do të ketë për Federatën dhe Kombëtaren serbe nëse Komisioni i Disiplinës i UEFA-s do të marrë parasysh se çfarë ndodhi dje ndaj Shqipërisë është një rast i përsëritur edhe ndaj kombëtareve të tjera.

Në emër të Presidentit të UEFA-s Michel Platini, Zëdhënësi i UEFA- s Pedro Pinto ka shkruan në Twitter se; “Platini është i hidhëruar nga ngjarjet e ndodhura në Beograd. Sipas tij, Platini ka thënë se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe se nuk duhet të përzihet me politikën e asnjë lloji. Skenat e Beogradit mbrëmë janë të pafalshme”.

Ndërkaq delegati i UEFA- s, i detyruar të japë një konferencë për shtyp, ka thënë se do të raportojë gjithçka dhe se vetëm Komisionet Disiplinore të këtij organizmi do të marrin vendimin.

Edhe Presidenti i FIFA –s Sep Blater është shprehur kundër mesazheve politike.

Por për Serbinë, ky nuk është rasti i parë i këtij lloji.

Në shtator të vitit 2009, huliganët serbë vranë në Beograd një francez 28 –vjeçar që kishte vajtur për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe Tuluzës.

Në vitin 2010 në Xhenova, Serbia e humbi në tavolinë ndeshjen me Italinë, për Kampionatin Europian, pasi tifozët serbë lëshuan fishekzjarre në fushë, dogjën flamurin shqiptar dhe shqyen kangjellat rrethuese.

U përleshën edhe me policinë jashtë stadiumit.

Ky precedent mund të ndiqet edhe për vendimin që do të japë UEFA për ndeshjen e të martës.

Ivan Bogdanov është i njëjti protagonist në të dyja ndeshjet, që duket qartë se komandonte tifozerinë serbe dhe negocionte me policinë.

Pak muaj pas ngjarjes së Xhenovas, Presidenti i UEFA –s Mishel Platini do të paralajmëronte seriozish Serbinë se nëse raste të tilla përsëriten, Kombëtarja dhe klubet e saj do të përjashtoheshin nga aktivitetet ndërkombëtare.

Por në vitin 2012 tifozët serbë bëhen protagonistë të fyerjeve raciste të futbollistëve me ngjyrë të kombëtares anglese U 21.

U ndëshkuan vetëm me gjobë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në grupet e tifozëve serbë janë angazhuar prej kohësh paramilitarë të angazhuar në grupe si “Tigrat e Arkanit”, të përfshirë në masakra kundër myslimanëve të Bosnjës, apo katolikëve të Kroacisë.

Ata dyshohet të jenë përfshirë edhe në trafik droge dhe aktivitete të tjera kriminale./Tv Klan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*