Në AQSHF, tre filma dedikuar Kosovës

Në ditën e 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit – AQSHF – u shfaqën tre filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga autorë të rinj kosovarë: “Molla” e Kuqe”, i regjisorit Mentor Berisha, “Era”, i Besim Ugzmajlit dhe “Hekurishtja”, nga Burim Haliti.

Filma për fëmijë, në një aktivitet, i cili sipas arkivit synon të njohë publikun vendas me autorët nga Kosova. Aktivitete të tilla në këtë kuadër do të pasojnë.

“Veç aktivitetit të sotëm kemi vendosur që gjithë muaji maj t’i dedikohet filmit të Kosovës, nostalgjisë së tij por edhe filmit bashkëkohor. Do të ishte kënaqësi për ne të ishin këtu Qosja, Kryeziu, etj, emra të njohur për publikun kosovar por jo për atë shqiptar. Të hapen, pse jo, diskutime mbi problematikën që ka të bëjë me filmin, me atë shqiptar në përgjithësi”, deklaron Elvira Diamanti, drejtoreshë e AQSHF.Filmat në muajin maj do të shfaqen në AQSHF dy javët e para dhe më pas në Muzeun Kombëtar. /topchannel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*