Duka: Nuk do t’i lejojë tifozët e zjarrtë të Kombëtares në ndeshjen kundër Serbisë

Duka: Nuk do t’i lejojë tifozët e zjarrtë të Kombëtares në ndeshjen kundër Serbisë

Në intervistën e dhënë, Duka flet edhe për ndeshjen që mbase nuk është më e rëndësishmja për vetë pozitat e skuadrave në Grupin I, por është më e ndjeshmja.

Sipas Dukës, Shqipëri-Serbi është një takim që duhet të jetë sa më familjar dhe jashtë fanatizmit të tifozërisë.

“Në atë ndeshje është mirë që të jenë tifozë familjarë. Nuk besoj të ketë serbë, ndërkohë që as nuk duhet të ketë tifozë fanatikë shqiptarë. Për ata që do të kenë edhe fëmijët me vete në stadium, do të ketë ulje në çmimin e biletës”, ka deklaruar kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Kjo ndeshje pritet të luhet në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi”, sipas të gjitha parametrave të UEFA-s, duke qenë se punimet po ecin me ritëm të kënaqshëm./telegrafi/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*