Lajme

NESËR MBAHET AKSIONI I MADH I PASTRIMIT NË TËRË KOSOVËN

01

 Let’s Do It Kosova, për të gjashtin vit me radhë, organizon aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën”, i cili do të mbahet nesër, më 24 maj, ku pritet të marrin pjesë mbi 50 mijë vullnetarë, të cilët do të angazhohen për pastrimin e rreth 200 deponive ilegale të mbeturinave. Aksionet, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve ... Read More »

“National Geographic” në mesin e dhjetë vendeve që duhet të vizitohen janë Brezovicën dhe Butrintin

br34-586x389

Në mesin e dhjetë vendeve që duhet të vizitohen janë edhe qendra e skijimit në Brezovicë, si dhe trashëgimia botërore e Butrintit. Kosova dhe Shqipëria janë të pasura me bukuri natyrore dhe historike. “National Geographic” ka publikuar një artikull përmes të cilit tregon dhjetë vende të ndryshme të botës që meritojnë më tepër vizitorë, përcjell albinfo.ch.Në mesin e dhjetë vendeve ... Read More »

Soren Jessen Petersen,lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit.

srsg-petersen

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lirë se lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit. Ai tha se Kosova ka nevojë për “një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë”, meqë siç tha “liderët e sotëm nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet”. Në një intervistë me ... Read More »

BAJRAMI: NGA 2017-TA, DO TË KEMI MËSIMDHËNËS TË SPECIALIZUAR

17_04_2015_9159105_Ministri_Arsim_Bajrami_MASHT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se ngritja e cilësisë mund të bëhet duke krijuar mësimdhënës cilësor. “Asnjë fakultet nuk do të pengohet të ofrojnë studime Master dhe do të forcojmë politikat që krijojnë mësimdhënës. Asnjë mësimdhënës nuk do të largohet nga puna por nga viti 2017 do të kemi ... Read More »

Zhbogar: Miratimi i MSA-së nga KE, hap i rëndësishëm për Kosovën

zhbogar-miratimi-i-msa-s-euml-nga-ke-hap-i-r-euml-nd-euml-sish-euml-m-p-euml-r-kosov-euml-n_hd

Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar pas miratimit të propozimit për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian tha se ky është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-BE. Ai pas miratimit të propozimit dha këtë deklaratë për media: ”Miratimi i sotëm nga Komisioni Evropian shënon një hap ... Read More »

Mësimdhënësit edhe sot në grevë

modernizohet-arsimi-587x367-587x367

As thirrja e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, nuk i ka bindur mësimdhënësit kosovarë që të ndërpresin grevën e nisur të mërkurën. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë për Kohën Ditore se greva do të vazhdojë edhe të enjten dhe do të zgjasë deri atëherë kur mësimdhënësit do të ... Read More »

Afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ është 4 maji

kqz-shqiperi-zsgjedhejt-620x465

Afati i fundit i partive politike për regjistrimin e kandidatëve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, është 4 maji. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, gjatë një konference për media, sipas të cilës, partitë kanë afat deri në orën 18:00 të 4 majit për të bërë regjistrimin e kandidatëve ... Read More »

Mot me diell dhe vranësira

656X37362415moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira. “Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë javës. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut”, thuhet ... Read More »

KE-ja miraton MSA-në me Kosovën

656X37362418ke

Komisioni Evropian ka miratuar sot, me procedurë të shkruar, tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Me këtë hap, KE ka përmbyllur procedurën e vet, e cila tani do t’i kalojë Këshillit, gjegjësisht shteteve anëtare për të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.Pasi Këshilli, me pajtimin e të gjitha 28 shteteve anëtare, të marrë vendimin, ... Read More »

Bekim Çollaku ka disa lajme të mira për Kosovën

bekim-ccedil-ollaku-ka-disa-lajme-t-euml-mira-p-euml-r-kosov-euml-n_hd

Ministri i Integrimeve Evropiane ka bërë të ditur se sot zyrtarisht ka përfunduar procedura e miratimit të paketës së dokumenteve të MSA-së për Kosovën nga ana e Kolegjit të Komisionarëve dhe dërgimi i tyre në Këshillin e Bashkimit Evropian. Ministri Çollaku ka thënë se e mirëpret një vendim të tillë dhe e konsideron si një hap të rëndësishëm i cili ... Read More »