BAJRAMI: NGA 2017-TA, DO TË KEMI MËSIMDHËNËS TË SPECIALIZUAR

BAJRAMI: NGA 2017-TA, DO TË KEMI MËSIMDHËNËS TË SPECIALIZUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se ngritja e cilësisë mund të bëhet duke krijuar mësimdhënës cilësor.

“Asnjë fakultet nuk do të pengohet të ofrojnë studime Master dhe do të forcojmë politikat që krijojnë mësimdhënës. Asnjë mësimdhënës nuk do të largohet nga puna por nga viti 2017 do të kemi mësimdhënës të specializuar ”, ka thënë ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi tha se gjatë këtij mandati, deputetët filluan punën me një trajnim njëditor dhe se Kuvendi ka pak përkrahje në ngritjen e kapaciteteve. Ai tha se mungojnë ambientet e punës në Kuvend.

Kurse, Shqipe Pantina e Vetëvendosjes, ka kërkuar që të anulohet i gjithë procesi i kandidatëve për RTK-në, pasi që emrat e përzgjedhur janë joprofesional dhe militantë të LDK-së dhe PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*