Atletico Madrid i interesuar ta marrë Granit Xhakën

Atletico Madrid i interesuar ta marrë Granit Xhakën

Futbollistët shqiptarë në kampionatin spanjoll si duket po ia fillojnë të shtohen. Pas Shkodran Mustafit e Vullnet Bashës, rrugën e tyre mund ta ndjekë edhe mesfushori fantastik Granit Xhaka i cili ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja gjermane Sport Bild, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka dërguar një agjent të tij në Gjermani për ta përcjellë nga afër Granitin dhe se përshtypjet kanë qenë tejet të mira.

Bild shkruan se madrilenët kanë pasur kontakte edhe me babin e lojtarit Ragip Xhakën të cilit i ka pëlqyer ideja që i biri të transferohet në ‘Vincente Calderon’.

Xhaka është ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin gjerman dhe në rast se Atletico Madrid e dëshiron në radhët e veta, atëherë është vështirë ta marrin atë nga Borussia Moenchegladbach pa paguar 25 milionë euro./zhurnal/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*